Sot në orën 21:00, Premier League nis me duelin Liverpool-Norwich

Pritjes i erdhi fundi. Kampionati më i bukur në botë do të kthehet mbrëmjen e sotme.

Në ndeshjen hapëse të Premier League, të parët që zbresin në fushë janë kampionët e Europës, Liverpool, me skuadrën e Jurgen Klopp që pret në Anfield Road, Norwiç, ekipin e rikthyer në elitë.

Pas triumfit kontinental, “Reds” do të nisin rrugëtimin drejt titullit kampion në Angli, të cilin synojnë ta fitojnë pas 30 vitesh mungesë. Takimi do të luhet sot, prej orës 21:00.

Shkarkoni aplikacionin e A2