A do ketë vendim nga PS për Vangjush Dakon? Braçe: Do përballet vetë me ligjin

Gjatë deklaratës për media, zv/kryeministri Braçe është pyetur nga gazetarët dhe nëse do të ketë nga ana e Partisë Socialiste një vendim politik apo sanksion për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, të cilit administrata amerikane i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me familjen, pasi ka dyshime se është i përfshirë në raste korrupsioni.

Numri dy i qeverisë mohoi që mazhoranca të përfshihet në mbrojtjen e Dakos, sipas tij kushdo që ka probleme me ligjin duhet të hetohet dhe të gjykohet ashtu siç janë ligjet në fuqi.

“E kam thënë dhe përsëris sërish, çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos dhe gjithkujt tjetër, përfshirë dhe antëtarë të PS apo jo, kryetarë të partive politike apo jo, duhet të hetohet dhe gjykohet siç e parashikon ligjin. Askush nuk mund t’i shmanget hetimit e gjykimit. Nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në këtë çështje mes organeve të drejtësisë dhe cilido individi që ka një akuzë konkrete. Secili do të përballet me drejtësinë individualisht”, deklaroi zv/kryeministri Braçe.

Shkarkoni aplikacionin e A2