Aksioni anti-informalitet, abuzim me karburantin, shpallet në kërkim administratori

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim administratorin e një prej kompanive të karburanteve në vend. Ai u procedua penalisht pasi dyshohet të ketë kryer evazion fiskal në përmasa të mëdha.

Shkeljet u zbuluan gjatë Planit të Masave kundër Informalitetit. Sipas Policisë, kontrolli tatimor ka gjetur pompa, që në shkelje të ligjit, funksiononin ne regjim manual.

Urdhër ndalimi për të u firmos për shkak se administratori rezulton të jetë larguar nga vendi ditën e premte. Prokuroria pretendon se ai ka kryer veprat penale të “fshehjes së të ardhurave”, “ndryshimit të aparateve matëse” dhe “pastrimit të parave”. 

Shkarkoni aplikacionin e A2