Efekti Brexit, tkurret ekonomia britanike me 0.2%

Për herë të parë nga viti 2012, ekonomia britanike ka pësuar rënie në tremujorin e dytë të këtij viti, me 0.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, rënie kanë shënuar sektorët kyç të ekonomisë britanike si shërbimet, prodhimi dhe ndërtimi.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, rënia e ekonomisë, që me shumë gjasë do të zgjerohet edhe për gjysmën e dytë të vitit, i dedikohet planit të Brexit, të publikuar në fund të muajit mars, që duket se i ka frikësuar qytetarët por edhe biznesin.

Shkarkoni aplikacionin e A2