Gjendet një person i mbytur në lumin Mat

Një person është gjetur i mbytur në lumin Mat pranë fshatit Skuraj të Kurbinit.

Sipas policisë, viktima është 54-vjeçari Luigj Gjeloshi, i cili dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në lumin Mat dhe nuk ka mundur të dalë nga aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet trupi i viktimës dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2