Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hidhet shorti, Kategoria Superiore nis me Kukësi-Partizani

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 11:11 | Futboll
Hidhet shorti, Kategoria Superiore nis me Kukësi-Partizani

Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020. Shorti ka vënë përballë njëra-tjetrës që në javën e parë kampionët në fuqi të Partizanit me nënkampionët e Kukësit. Përballje tjetër interesante e javës së parë do të jetë ajo mes Vllaznisë së rikthyer në elitën e futbollit dhe Laçit.

Në ndeshjet e tjera të ngritjes së siparit të Kategorisë Superiore, Teuta do të presë Bylisin, Skënderbeu do të përballet me vlonjatët e Flamurtarit ndërsa Tirana do të ndeshjet me Luftëtarin.

Edicioni i ri futbollistik do të nisë më 24 gusht dhe pritet të përfundojë në mes të muajit maj. Ashtu si dhe në sezonin e kaluar në këtë sezon në Kategorinë Superiore do të marrin pjesë 10 skuadra që do të përballen mes tyre plot 4 herë.

Disa javë para hedhjes së shortit u raportua se 4 klube të Kategorisë Superiore rrezikonin përjashtimin nga kampionati i sezonit të ardhshëm, pasi nuk kanë plotësonin kriteret financiare, si shlyerja e detyrimeve dhe rregullimi i bilanceve, por mesa duke këto probleme janë mbyllur përkohësisht dhe futbolli do të nisë të luhet në fushat shqiptare në javën e fundit të këtij muaji.

A2 CNN Livestream

Dita jonë