Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Informaliteti në tregun e karburanteve, Braçe: Ka arritur në kufijtë e krimit

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 12:50 | Politikë
Informaliteti në tregun e karburanteve, Braçe: Ka arritur në

Zv/kryeministri Erion Braçe doli në një konferencë për shtyp mesditën e së shtunës, ku foli për aksionin e qeverisë në luftë kundër informalitetit. Sipas numrit dy të qeverisë, në tregun e karburanteve paligjshmëria është aq e gjerë sa ka arritur në kufijtë e krimit.

https://a2news.com/2019/08/10/aksioni-anti-informalitet-abuzim-me-karburantin-shpallet-ne-kerkim-administratori/

“Administrata tatimore ka zbuluar shkelje të rënda të ligjit në kufijtë e krimit, veçanërisht në skemën kriminale dhe të qëndrueshme të kalimit dhe operimit me kasat në regjimin manual të ndaluar rreptësisht nga ligji. Janë zbuluar diferenca të thella të pamenduara të litrave të regjistruara në pompa të shituara prej tyre me litrat e regjistruara në kasat Diferencat arrijnë në mijëra ton në harkun kohor nga vjeshta e 2017 deri më sot”

Zv/kryeministri Braçe kërkoi ndihmën e prokurorisë për të thelluar hetimet për këto krime ndaj buxhetit të shtetit dhe shtoi se vetëm gjatë 10 ditëve të fundit janë bllokuar llogaritë e 22 kompanive të mëdha për shkak të borxheve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani