Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Jepnin leje legalizimi false, ndalohet zyrtari i Kadastrës, në kërkim zv/drejtori dhe 3 të tjerë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 12:27 | Kronikë
Jepnin leje legalizimi false, ndalohet zyrtari i Kadastrës, në

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike ka ndaluar një zyrtar të Kadastrës së Durrësit dhe ka shpallur në kërkim 2 zyrtarë të tjerë për korrupsion pasiv, falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.

Nga ana e policisë u ndalua ekonomisti i Agjensisë Shterërore të Kadastrës Durrës, R.K. 27 vjeç dhe u shpallën në kërkim zv/drejtori i këtij institucioni Arben Isaku dhe specialisti F.R. 28 vjeç.

Këta zyrtarë akuzohen se duke falsifikuar dokumentet kanë pajisur me leje legalizimi 2 shtetas për një sipërfaqe 123 metra2 dhe truall 500 metra2 në zonën e plazhit.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe personat që kanë përfituar këto leje legalizimi për akuzën e vjedhjes me pasoja të rënda.

I kontaktuar nga gazetarja e A2 CNN, Elitjona Doko, zv/drejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i PS, deklaroi se ndodhet me pushime dhe se nuk ka dijeni për hetimin e nisur ndaj tij. Arben Isaku mohon të jetë përfshirë në paligjshmëri ndërsa shprehet i gatshëm të përballet me drejtësinë. Sipas tij, ky është një show i radhës i prokurorit në ikje nga vettingu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani