Koreja e Veriut vijon provokimet me testet raketore

Koreja e Veriut testoi mëngjesin e së shtunës dhe dy raketa të tjera në det, duke e çuar në 5 numrin e provave të tilla në javët e fundit. Ushtria koreanoveriore konfirmon se raketat e lëshuara ishin me rreze të shkurtër veprimit, që do të thotë se ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurisë së OKB.

Testet e raketave nga Peniani vijnë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se mori një letër shumë të bukur nga homologu i tij nga Koreja e Veriut, Kim Jong Un. Presidenti Trump tha se lideri Kim ishte shumë i keqardhur për stërvitjen e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut.

Raketat e së shtunës u lëshuan nga baza ushtarake pranë qytetit të Hamhung në jug të provincës Hamgyong dhe përfunduan në Detin e Japonisë, në lindje të gadishullit Korean. Ato fluturuan për një distancë 400 km, në një lartësi 48 km dhe me shpejtësi më të madhe se Mach 6.1.

Koreja e Veriut ka nisur lëshimin e dhjetëra raketave që nga marrëveshja e qershorit mes liderëve Trump dhe Kim Jong Un për të rinisur negociatat për denuklearizimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2