Korruptoi gjyqtarin, ekstradohet nga Britania, Gentian Doda

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët britanikë ekstraduan nga Manchester shtetasin e shumëkërkuar Gentian Doda.

41-vjeçari Doda ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të për veprën penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të drejtësisë.

Ish-i dënuari për një vrasje të dyfishtë në vitin 1997 në Burrel akuzohet t’i ketë dhënë 30 mijë euro ryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri, në këmbim të një vendimi të favorshëm. Gjyqtari, i shpallur fajtor për këtë aferë, la në fuqi një vendim të mëparshëm, që lehtësonte akuzën për Dodën nga “vrasje” në “plagosje të rëndë”, vendim që çoi në lirimin e tij nga qelia.

Shkarkoni aplikacionin e A2