Linja Brindisi-Vlorë, ankesa për vonesat në Itali dhe kushte jo të mira në traget – A2

Linja Brindisi-Vlorë, ankesa për vonesat në Itali dhe kushte jo të mira në traget

KR Porti Vlore frame 603 1100x620
Video

Problemet e pasagjereve që zgjedhin linjën e udhëtimit nëpërmjet portit të Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi, duket se kanë ndërruar anë duke u ankuar me shumë për kushtet përtej detit. Tashmë që porti i Vlorës ka terminal ri të pritjes dhe përpunimit të pasagjereve, duket se vonesat dhe kushtet jo të mira u adresohen vendit fqinj në Brindisi.

Përveç vonesave në portin e Brindisit, pasagjerët ankohen edhe për kushtet në tragetin e vetëm që kryen linjën Vlorë-Brindisi.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht vetëm nga porti i Vlorës kanë hyrë 9000 shtetas, kryesisht emigrante shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe vizitorë të huaj që vijnë me pushime në Vlorë.