Lirimi i plazheve publike, kryeministri Rama: Fund lukunisë së zaptuesve

Aksioni për lirimin e plazheve është zhvendosur në zonën e Shëngjin-Velipojës.

Nëpërmjet një video të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama në Facebook, i quan dy xhunglat më të mëdha, të krijuara nga rrumpalla e dokumenteve të pronës dhe paaftësia e bashkive të djathta.

“Fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin popullit”, shkruan Rama në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2