Lirohen 8000 m2 plazh në Shëngjin dhe Velipojë

Vijon operacioni ” Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave të bllokuara në mënyrë të paligjshme. Kësaj radhe aksioni është shtrirë në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar rreth 8000 m2 plazh.

Gjatë operacionit u sekuestruan 500 çadra e shezlongë si dhe u proceduan penalisht përfaqësuesit e 5 subjekteve për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave.

Gjithashtu procedim penal nisi dhe për 2 drejtorë të Bashkisë së Lezhës për shpërdorim detyre të cilët kanë lejuar këto subjekte të ushtrojnë aktivitete në mënyrë të paligjshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2