Lyon e nis me fitore në transfertë sezonin e ri në Ligue 1

Lyon fitoi 3 me 0 në fushën e Monaco, në ndeshjen e parë të Ligue 1. Për të vendosur takimin që hapi edicionin 2019-2020 të kampionatit francez, u nevojit vetëm pjesa e parë të lojës.

Në minutën e pestë, Dembele zhbllokoi rezultatin, ndërsa në ecurinë e përballjes ndikoi kartoni i kuq i Fabregas, në minutën e 30-të, me vendimin që u dha nga sistemi VAR.

Depay dyfishoi shifrat në të 36-ën, ndërsa dhjetë minuta përpara fundit, Tousart vulosi suksesin 3 me 0 të Lyon.

Shkarkoni aplikacionin e A2