Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sërish protesta në Rusi, policia arreston rreth 100 mbështetës të opozitës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 18:05 | Bota

Opozita ruse ka dalë sërish këtë të shtunë, në atë që e kanë cilësuar si protesta më e madhe kundër qeverisë në Moskë ndërsa protesta janë organizuar edhe në qytete të tjera të vendit.

 Përpara nisjes së protestës, policia ka arrestuar gati 100 vetë. Si gjithnjë, pranë protestuesve kanë qëndruar autobusët bosh, që kanë shërbyer për të transportuar të arrestuarit.

https://a2news.com/2019/08/10/opozita-ne-rusi-ne-proteste-per-zgjedhje-te-lira-e-te-ndershme/

Ndërkohë, shërbimet e telefonisë celulare dhe internetit janë ndërprerë prej mëngjesit.

https://a2news.com/2019/08/04/rusi-opozita-serish-ne-shesh-policia-arreston-700-persona/

 Sipas organizatorëve të protestës, në shesh kanë dalë më shumë se 40 mijë vetë ndërsa sipas policisë, ata nuk bëhen më shumë se 20 mijë vetë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu