Shembet çatia e stadiumit të ekipit të njohur, shmanget tragjedia

Mund të ishte një tragjedi, por pamjet mbeten të frikshme. Një pjesë e çatisë të stadiumit të ekipi holandez të AZ Alkmaar është shembur ditën e sotme.

Shkaku kryesor sipas autoriteteve ka që në era e fortë në qytetin e Alkmaar, që në disa raste ka tejkaluar 100 kilometrat në orë, por po hetohet edhe për defekte teknike të mundshme.

Në momentin e shembjes të çatisë, stadiumi ishte bosh, dhe ekipi do të luajë gjithsesi në transfertë ditën e nesërme kundër Waalwijk.

Problematik do të jetë zhvillimi i ndeshjes në Europa League të enjten tjetër kundër ukrainasve të Mariupol, që me shumë gjasa do të spostohet në një stadium tjetër, por rendësi ka që një tragjedi e vërtetë është shmangur.     

Shkarkoni aplikacionin e A2