Siguronin dokumente italiane për të emigruar në Angli, arrestohen 4 persona

Siguronin dokumente identifikimi të falsifikuara dhe kalimin në vendet e BE, me objektiv mbërritjen në Angli, prangosen 4 persona në operacionin e koduar “Departure”.

Operacioni u krye me sukses nga Drejtoria e Policisë së Tiranës me bashkëpunim me Komisariatin e Rinasit.

Forcat e Rendit kanë sekuestruar 4 karta identiteti italiane si dhe kartat e shëndetit përkatëse, si dhe një pasaportë italiane dhe një leje drejtimi po të vendit fqinj,  që do t’i mundësonin emigrantëve një udhëtim të qetë drejtë Mbretërisë së Bashkuar.

Itinerari i emigrantëve ilegalë do të kryhej fillimisht përmes linjës ajrore Tiranë-Lubjanë- Paris, për të cilin ishin prerë edhe biletat përkatëse.

Dokumentet dhe biletat e sekuestruara

Organizatori i bandës është identifikuar si shtetasi 29 vjeçar I.B., durrsak por banues në Itali, ndërsa bashkëpunëtorët janë A.C. 19 vjeç, banues në Koplik dhe 25 vjeçari F.L dhe 30 vjeçari K.A., të dy banues në Durrës.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.

Shkarkoni aplikacionin e A2