Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksident me një të vdekur në aksin Levan-Tepelenë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 18:09 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në aksin Levan-Tepelenë

Një 35-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10, në afërsi të fshatit Varibob.

Një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35-vjeçaren E.K.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin E.A dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani