Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

FRONTEX ndalon mbi 1 mijë emigrantë në kufi me Greqinë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 14:16 | Sociale
FRONTEX ndalon mbi 1 mijë emigrantë në kufi me Greqinë

Disa nga mijëra emigrantët që grumbullohen në kampet greke, arrijnë në Tiranë, përmes kufirit të gjelbër, për të mbërritur më tej drejt Europës. Për të frenuar kalimin ilegal të klandestinëve, nga 20 maji i këtij viti, në Kakavijë dhe Kapshticë, janë instaluar oficerë të FRONTEX, Agjencisë Europiane të Kufijve, të cilët kontrollojnë territorin, ditën dhe natën.

Puna e tyre në terren përshkruhet herë pas here nga mediat e huaja, ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Brendshme japin rezultatet e kësaj pune. “Numri total i emigrantëve të kapur në kufi nga operacioni me FRONTEX është 1250 emigrantë të parregullt”, thotë Rovena Voda, zëvendësministre e Brendshme.

Edhe trafikantët janë nën lupën e FRONTEX. “Me ndihmën edhe të oficerëve të FRONTEX jemi në hetim proaktive për dy grupe kriminale të cilët merren me kontrabandimin e emigrantëve të parregullt në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë”, shton Voda.

Në Shqipëri, shpeshherë është ngritur shqetësimi për dyndjen e mundshme të emigrantëve dhe në mjaft raste janë përmendur edhe vendgrumbullimet e mundshme, por klandestinët duket se i mbeten besnikë rrugës së vjetër që i çon drejt Europës, pra përmes Maqedonisë, pasi kanë mbërritur më parë në Greqi nga vendete tyre si Siria, Iraku, etj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani