“Gansters’ Paradise”… bandat shqiptare kanë kthyer Anglinë juglindore në epiqendër të krimit

Eseks është një nga krahinat e Anglisë që ka pasur prej vitesh probleme me krimin, por mbërritja e pakufizuar e emigrantëve, mes tyre edhe gangsterë, trafikantë të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore, e ka shndërruar juglindjen e ishullit në një nga pikat më të nxehta të krimit në vend.

Ky është përfundimi në të cilin del Wensley Clarkson, një ish-hetues i mirënjohur në Angli, i cili ka publikuar një libër mbi botën e krimit në ishull. Sipas tij, 40 000 kriminelë veprojnë në zonën mes Eseks dhe Kent, duke e shndërruar atë në një strehë të bandave.

Ish-hetuesi dëshmon se ka parë vetë se si shqiptarët kanë marrë kontrollin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe prostitucionit në Anglinë juglindore, duke përdoru edhe kontejnerët e anijeve si dhoma torture. Publikimi i librit vjen në të njëjtën javë kur Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se një në dhjetë të burgosur me kombësi të huaj në burgjet angleze ishte shqiptar.

Në libër flasin edhe disa kriminelë shqiptare, por edhe rumunë e bullgar. Një shqiptar, i cili nuk përmendet me emër, por thuhet vetëm se është trafikant kokaine zbulon: “Britania është më e pasur se shumica e shteteve të tjera, prandaj është e lehtë të bësh para ayt”. Clarkson thotë se pika e kalimit në Dartford është dera kryesore nga ku futen kriminelët që vijnë nga kontinenti.

Në libër gjithashtu thuhet se grupet kriminale kryejnë në mënyrë të organizuar edhe grabitjet që në pamje të parë duken si rastësore. Si shembull merret grabitja e disa argjendarive në pak ditë, ku në total u morën mbi 1,5 milionë paund mall me vlerë, si bizhuteri Cartier apo ora Rolex. Sipas vlerësimeve, në dhjetë vitet e kaluara, bandat kanë arritur të marrin në total 20 milionë paund si rezultat i këtij lloj aktiviteti.

Një hetues tregon: “Ata janë të pamëshirshëm. Futen në dyqan me dhunë dhe për dy minuta janë larguar. Kriminelët veprojnë me motorë të vegjël, por ndonjëherë ndihmohen edhe nga pjesëtarë të tjerë me makina të mëdha. Ia hedhin sepse arrijnë që ta shesin menjëherë mallin që grabisin dhe kështu gjurmët humbasin”.

Shqiptarët, pretendon Clarkson, kontrollojnë tregun e prostitucionit në zonë. Sipas Scotland Yard, ata zotërojnë mbi 75% të shtëpive publike në Mbretërinë e Bashkuar dhe vetëm nga aktiviteti në Londër fitojnë 15 milionë paund në vit. Një trafikant zbulon se si kontejnerët e anijeve përdoren jo vetëm si dhoma për shtëpinë publike, por edhe si dhoma torturash për bandat rivale.

Shkarkoni aplikacionin e A2