Gjermania ul pranimet e kërkesave për azil, shqiptarët përqendrohen te Franca

Avionët që sjellin azilkërkues shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian janë të zakonshëm në Rinas. Së fundmi flukset e aplikimeve janë zhvendosur drejt Francës, pasi Gjermania ka shtuar refuzimet për azil. Ky ishte edhe shkaku që 2 shqiptarë, 19 dhe 24 vjeç, t’i vinin flakën një kampi në Bon dhe më pas videon ta publikonin në rrjetet sociale. Policia gjermane i arrestoi të dy dhe tashmë rrezikojnë dënimin me burg.

Vitin e kaluar, në këtë shtet, vetëm 29 shqiptarë përfituan azil, nga 2900 që kishin aplikuar, ndërsa 1345 të tjerë pranuan programin për integrim, pra rikthimin vullnetar, duke përfituar kështu deri në 3 mijë euro secili.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN