Kurban Bajrami në botë, trazira në Jeruzalem, feston edhe Asad

Eid Al Adha apo siç përkthehet nga arabishtja, festa e sakrificës kremtohet nga miliona myslimanë në botë. Por edhe këtë vit ajo e gjen të trazuar Lindjen e Mesme. Policia izraelite hodhi granata gjatë konfrontimit me palestinezët jashtë xhamisë  Al Aksa në Jerusalem, ku dhjetëra mijëra besimtarë ishin mbledhur për festën.

Të paktën 14 palestineze u dërguan në spital, e raportohet për 4 efektivë të plagosur. Me shpirt e me gjak do të shpaguajmë, Al Aksa, ishte thirrja palestinezëve të mbledhur pranë atij që konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Ndërkaq, mijëra pelegrinë të Haxhit të mbledhur në Mekë marshuan drejt zonës së Xhamarat al Akaba, ku hodhën gurë në një mur, në ritualin që simbolizon goditjen e djallit. Ai heq qafe pëshpëritjet e këqija të djallit, çdo gjë që mund ta çojë atë në mëkat. Kështu që ai shpëton nga mëkatet e tij përmes hedhjes së gurëve. Ky proces e largon nga djalli.

Presidenti afgan Ashraf Ghani morri pjesë në lutjet e mëngjesit në pallatin presidencial, duke bërë thirrje për paqe. Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve që nisën vitin e kaluar në Katar nuk e kanë reduktuar dhunën.

Mijë besimtarë u mblodhën në xhamin e Al Afram në Damask të Sirisë, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Bashar Al Asad. Forcat qeveritare kanë fituar terren ndaj rebelëve në veriperëndim të Sirisë, që kur ushtria i dha fund armëpushimit të shkurtër në fillim të javës. Kurban Bajrami nderon gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar djalin e tij të vetëm Ismail, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit. Festa shënon fundin e pelegrinazhit të Haxhit në Mekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2