Lukaku prezantohet me 4 gola te Interi

Mbrëmjen e së shtunës, Interi fitoi me 11-metërsha ndaj Valencias, ndërsa në Appiano u zhvillua një tjetër miqësore.

Lojtarët e lënë në shtëpi nga trajneri Conte dhe disa nga ekipi i të rinjve, zhvilluan një miqësore ndaj Virtus Bergamo.

Të gjithë sytë ishin të blerja më e re e zikaltërve, belgu Romelu Lukaku, i cili u prezantua në këtë miqësore me bluzën e Interit me 4 gola.

Përveç gjigantit belg, në këtë miqësore shënuan edhe nga dy gola Vecino dhe i riu Esposito.

Shkarkoni aplikacionin e A2