Manchester United, 10 milionë euro për një 16-vjeçar!

Është folur shumë gjatë kësaj merkatoje vere se talenti 16-vjeçar i Monaco-s, Hannibal Mejbri mund të kalonte te Leicester apo Tottenham, por në fund betejën duket se e kanë fituar “Djajtë e kuq”.

Mediat britanike shkruajnë se United do të paguajë një shumë rekord për një adoleshent, prej 10 milionë eurosh, për të transferuar talentin francez, për të cilin është marrë “leje” edhe nga FIFA.

Mejbri është mjaft premtues dhe shihet si një nga talentet më të mëdhenj që po lind. Fillimisht, ai do të jetë pjesë e të rinjve të skuadrës, më pas do të vihet nën urdhrat e norvegjezit Solskjaer.

Shkarkoni aplikacionin e A2