Meta uron Kurban Bajramin: Të ngrihemi mbi interesat personale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar përmes një postimi në Facebook për Festën e Kurban Bajramit, duke u dërguar edhe një mesazh liderëve të tjerë politike për më shumë “tolerancë, dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim”, në mënyrë që, sipas tij, të realizohet një e ardhme më e mirë dhe një Shqipëri si gjithë Europa!

“Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje. Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, hyjnore e kombëtare, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!”, shkroi Presidenti në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2