Mustang, Lamborghini dhe McLaren, makinat e sheikëve “pushtojnë” rrugët e Londrës

Të pasur, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë zbarkuar me makina të shtrenjta në Londër këtë muaj, por menjëherë ata janë kthyer në një shqetësim për banorët.

Ata lëvizin me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe ndotja akustike është mjaft e lartë. “MailOnline” shkruan se këto makina lëvizin me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, ndërsa pronarët e tyre nuk kanë problem as gjobat për këto shkelje.

Pak ditë më parë, një aksident i rëndë ndodhi në një rrugë në Londër, ku një Audi Q7 u përplas me 11 makina luksoze.

Shkarkoni aplikacionin e A2