Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në krahët e një vajze, Miley Cyrus ndahet nga bashkëshorti

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 12:03 | Showbiz

Miley Cyrus është ndarë nga bashkëshorti Liam Hemsworth pas vetëm shtatë muajsh martesë. Këngëtarja 26-vjeçare tha të shtunën se vendimi është marrë pasi secili dëshiron të përqendrohet te karriera e tij në këto momente. Të premten, Miley u fotografua teksa puthej me ish-bashkëshorten e Brody Jenner, Kaitlynn Carter, pasi të dy vajzat po kalojnë disa ditë në liqenin e Komos, në Itali.

Miley dhe Liam u martuan në fshehtësi në 23 dhjetor 2018, në Franklin, Tenesi, ku të pranishëm ishin vetëm miq dhe familjarë të afërm. Muajin e kaluar, Miley, e cila e identifikon veten si panseksuale, zbuloi në një intervistë për mediat se martesa e saj ishte e turbullt, e ndërlikuar dhe moderne, ndërsa shtoi se mbetej e tërhequr seksualisht nga femrat e se nuk e shihte veten në stereotipin e rolit të bashkëshortes.

Miley dhe Liam janë lidhur dhe ndarë disa herë që prej vitit 2010. Ata u fejuan fillimisht në vitin 2012, për të anuluar fejesës një vit më vonë dhe u ribashkuan në vitin 2016.

A2 CNN Livestream

Dita jonë