Ozil dhe Kolasinac merren në mbrojte 24 orë, Arsenal i lë jashtë skuadre

Dy lojtarët e Arsenal, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë marrë në mbrojtje orë 24 orë në ditë pasi u përfshinë në një konflikt me disa keqbërës javën e kaluar.

Didsa persona u përpoqën t’i rrëmbenin orat dy lojtarëve dhe tani një bandë me europiano-lindorë, raporton “The Sun” ka ndërhyrë që ata të mos ngacmohen më. Edhe pse dy grabitësit janë arrestuar ata kanë kërcënuar Ozil se do ta zhvasin nga gjithçka. Ndërkaq, familja e boshnjakut Kolasinac është larguar nga Londra për në Gjermani.

Një truproje jashtë shtëpisë së Ozil në Londër

Nga ana tjetër, klubi londinez ka vendosur që për arsye sigurie të dy lojtarët të mos jenë të pranishëm në ndeshjen e parë të kampionatit anglez për sezonin e ri, kundër Neëcastle në fushën e kësaj të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2