Salah, një futbollist, por edhe një njeri i madh

Liverpool është duke kaluar në një moment të shkëlqyer pasi triumfoi një sezon më parë në Champions League e ndërsa i ka bërë një nisje perfekte edhe këtij sezoni, ku fitoi 4-1 në ndeshjen e parë të Premier League ndaj Norwich.

Një ndër lojtarët që është duke shkëlqyer paralelisht me suksesin e “The Reds” është egjiptiani Salah, i cili ishte edhe autor i një goli në ndeshjen e parë.

Por sulmuesi është bërë protagonist i një tjetër episodi të shtunën. Teksa po dilte nga qendra stërvitore e skuadrës, një fëmijë 11-vjeçar dhe vëllai i tij e panë lojtarin dhe tentuan t’i afrohen më shumë.

11-vjeçari vrapoi, por me mendjen te heroi i tij, ai u përplas me një shtyllë në anë të rrugës dhe për fatin e tij të keq theu hundën.

Por në anën tjetër, për fatin e tij të mirë, skena u pa edhe nga Salah, i cili nuk hezitoi të ndalonte makinën dhe të kujdesej për djalin, ndërsa realizoi edhe një foto.

Ky nuk është rasti i parë që Salah tregon se përveçse një futbollist i shkëlqyer është edhe një njeri i madh.

Shkarkoni aplikacionin e A2