Salvini i përgjigjet Richard Gere: Emigrantët merri në Hollivud me avionin tënd privat!

Çështja e emigrantëve që zbarkojnë në Mesdhe nga Afrika vijon të jetë tejet problematike. Së fundi, një anije me 121 emigrantë në bord është bllokuar nga autoritetet italiane dhe aktualisht është në ujërat ndërkombëtare.

Por ata patën një vizitë surprizë së fundmi, nga aktori i famshëm hollivudian Richard Gere, i cili i doli në mbrojtje dhe i bëri thirrje autoriteteve italiane që t’i vijnë në ndihmë. Por ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, nuk e ka pritur aspak mirë një gjë të tillë.

Ai reagoi ndaj aktorit duke i thënë t’i marrë emigrantët në Hollivud me avionin e tij privat. “Duke pasur parasysh që ky milioner bujar po shpreh shqetësimin për fatin e emigrantëve, ne e falënderojmë atë. Ai mund t’i marrë emigrantët në Hollivud me avionin e tij privat”, ka reaguar Salvini.

Shkarkoni aplikacionin e A2