Sean Penn “fluturon” me të dashurën 32 vite më të re!

Ai mbush këtë javë 59 vjeç, por aktori i famshëm Sean Penn vërtetoi se asgjë nuk e ndal atë.

Së bashku me të dashurën e tij, 27-vjeçaren Leila George D’Onofrio, ata iu bashkuan në Korsikë të Francës një tjetër çifti të njohur, Leonardo DiCaprio- Camila Morrone.

Sean Penn është fotografuar teksa hidhen nga jahti në det së bashku me të dashurën e tij, e cila po ashtu është aktore.

59-vjeçari, fitues i Çmimit Oskar, ka qenë i martuar me Madonna-n në vitet 1985-1989, më pas me Robin Wright 1996-2010, ishte në një lidhje me Charlize Theron.

Prej 3 vitesh, ylli i “Gunman” është në lidhje me aktoren australiane Leila George D’Onofrio.

Shkarkoni aplikacionin e A2