Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Skandali në Maqedoninë e Veriut, “La Verita”: Pse hesht Mogherini

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 14:54 | Ballkani
Skandali në Maqedoninë e Veriut, “La Verita”: Pse hesht

E përditshmja Italiane “La Verita”, e cila nxori në pah aferën korruptive ku ishte e implikuar Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, sulmon shefen në largim të politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini e cila nuk reagoi për skandalin.

Përmes një video gazetari Laris Gajser ngre pikëpyetjen se si është e mundur që Mogherini zgjodhi të heshtë, në një kohë kur ishte ajo që kërkoi më ngulm themelimin e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut në vitin 2015.

https://a2news.com/2019/08/09/skandali-ne-shkup-prokurorja-speciale-zeri-im-ne-pergjime-ishte-per-hetime/

''La Verita” publikoi pamje nga I ashtuquajturi rasti “zhvatja”, ku biznesmeni Orce  Kamçev shfaqej duke I dhënë 1,5 milionw euro, shoumenit të njohur si Boki 13 dhe biznesmenit Zoran Milevski, të cilët garantonin se me ndihmën e Kryeprokurores Katica Janeva do t’ia mbyllin dosjen e hapur nga Prokuroria Speciale për rastin “Perandoria”.

Në një postim në Twitter, Komsioneri për Zgjerimin Johanes Hahn tha se lufta kundër korrupsionit duhet të vijojë pa ndërprerë dhe se është e rëndësishme të vërtetohet përgjegjësia ligjore për veprat penale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë