Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Spektakël në “Olimpico”, Roma mposht Realin me penallti

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 22:14 | Futboll
Spektakël në “Olimpico”, Roma mposht Realin me penallti

Në një miqësore luksi të zhvilluar në “Olimpico”, Roma triumfoi nga gjuajtjet e 11-metërshave ndaj Realit të Madridit, ndërsa koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

Një pjesë e parë fantastike ku u shënuan 4 golat e takimit. Reali kaloi dy herë në avantazh me Marcelo-n dhe Casemiro-n, ndërsa Roma iu kundërpërgjigj me golat e Perotti-t dhe të shumë diskutuarit për një largim të mundshëm drejt Interit, Edin Dzeko-s.

45 minutat e dyta nuk dhuruan gola edhe pse rastet ishin të shumta. Te goditjet e 11-metërshave, Marcelo ishte i fundit që gaboi për Realin duke i dhënë fitoren vendasve të Romës.

https://www.youtube.com/watch?v=TS2TmNRxpDo

A2 CNN Livestream

Dita jonë