Sulm në xhami në Oslo, autoritet: Akt terrorist

Sulmi me armë në një xhami të Norvegjisë po trajtohet si akt i mundshëm terrorist, sipas policisë. Një person i armatosur hapi zjarr të shtunën në qendrën Islamike të Al Nur, në periferitë Oslos.

Një prej pak te pranishmeve në xhami arriti të neutralizonte agresorin duke marrë plagë të lehta. Më vonë, një grua që sipas policisë kishte lidhje me të dyshuarin, u gjet e vdekur në banesën e tij. Autoritetet sqaruan se agresori, ishte shtetas norvegjez, më pikëpamje të së djathtës ekstreme dhe kundër emigrantëve. Ai ishte emër i njohur për policinë por sipas tyre, nuk mund të përshkruhej si dikush me lidhje kriminale.

Shkarkoni aplikacionin e A2