Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Trafik municionesh drejt Italisë, dy në pranga

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 11:39 | Kronikë
Trafik municionesh drejt Italisë, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar nga Policia kufitare pasi po përpiqeshin të kalonin në Portin e Durrësit një sasi municionesh. A.F., 30 vjeç, dhe R.H., 23 vjeç, të dy nga Fieri, u kapën një ditë më parë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobus tip Sprinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës - Bari,  në bagazhet e shtetasit R.H., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•  një karikator automatiku i mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza “Trafikimi i armëve dhe i municionit në bashkëpunim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë