Trafikanti shqiptar u thotë policëve: Anglezët vdesin për kokainë

Një 21-vjeçar shqiptar i arrestuar për shitje të lëndëve narkotike pasi e pranoi vetë krimin duke u thënë policëve se “anglezët vdesin për kokainë” është dënuar me 30 muaj burgim.

BBC raporton se Rexhino Toska kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai u kap kur kishte me vete kokainë me vlerë 850 paund, ndërsa po ecte me shpejtësi me makinën e tij tip Mercedes, ndërsa u dha policëve një patentë italiane me emrin Maurizio Conti.

Më pas ai pranoi të rrëfente se kush ishte në të vërtetë dhe gjithashtu zbuloi se kishte hyrë në dhjetor në Angli i fshehur në një kamion. Gjithçka u zbulua kur pas arrestimit policia thërriti një përkthyes italishteje, por ishte e qartë që ai nuk dinte asnjë fjal italisht. Ai u tha policëve vetëm: “Unë sjell kokainë sepse anglezët vdesin për të”.

Shkarkoni aplikacionin e A2