Uji i lumit shndërrohet në blu gati fosforeshente, ekspertët të befasuar…

Uji i një dege të lumit Frome, në Somerset të Anglisë i ka lënë ekspertët të befasuar dhe deri tani pa asnjë shpjegim.

Prej ditësh, uji i lumit është shndërruar në një blu të ndritshme, gati fosforeshente. Nuancat janë magjepsëse, por ekspertët janë shqetësuar.

Agjencia e mjedisit tha se ka nisur hetimet për një aksident të mundshëm që mund të ketë ndotur ujin, por deri tani nuk ka të dhëna se mund të ketë rrezik për faunën e zonës.

Në të kaluarën, ka pasur disa raste të ndotjes së ujërave të këtij lumi ku janë gjetur me qindra peshq të ngordhur, por këtë herë ende nuk ka një shpjegim.

Shkarkoni aplikacionin e A2