13 vjeç kampion, talenti që po mahnit Europën

Një djalosh, vetëm 13-vjeçar është kampioni i ri i Europës në disiplinën e zhytjes nga platforma. Ylli i ri është me origjinë nga Ukraina dhe quhet Oleksi Sereda. Vogëlushi u shndërrua në sensacionin e Kampionatit Europian të Zhytjes që u zhvillua në Kiev, duke bërë që emri i tij të përflitet në të gjitha mediat globale.

Në ditën e fundit të evenimentit, Oleksi i befasoi të gjithë me teknikën e kërcimeve të tij, duke grumbulluar në total 488,85 pikë. Fenomeni u klasifikua i pari, duke mposhtur zhytës me eksperiencë si francezi Ofre dhe rusi Ternovi, të cilët ishin dukshëm më të shkëputur. Oleksi Sereda bëhet në këtë mënyrë sportisti më i ri në histori që fiton medaljen e artë europiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN