Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Anulohen fluturimet në aeroportin e Hong Kongut

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 19:34 | Bota

Të gjithë avionët do të qëndrojnë në tokë. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut anuloi të gjitha fluturimet dalëse për shkak të protestave masive që kanë pushtuar vendin.

Njoftimi është bërë nga “Cathay Pacific Airways” që menaxhon këtë aeroport. Gjatë mëngjesit të së hënës, mijëra protestues u mblodhën në këtë godinë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj autoriteteve të Hong Kongut për shkak të ndërhyrjes brutale kundër manifestuesve pro-demokracisë.

Policë të shumtë janë filmuar teksa lëshonin gaz lotsjellës në ambiente të mbyllura dhe në distanca të afërta me protestuesit, gjë e cila ka shtuar dhe më tepër zemërimin te qytetarët.

Ndryshe nga herët e tjera, manifestuesit bllokuan të gjitha sallat, hyrëse dhe dalëse, të aeroportit në Hong Kong. Rreth 75 milionë pasagjerë kalojnë përmes këtij aeroporti në vit, i cili është edhe një vend tranziti ndërkombëtar.

Ndërkohë, protestat shpërthyen në Hong Kong pas prezantimit të një ligji kontrovers për ekstradimin, që i jepte Kinës më shumë pushtet. Pavarësisht se ligji u tërhoq nga autoritetet, qytetarët vazhdojnë manifestimet e tyre çdo fundjavë për të kërkuar më shumë të drejta si dhe për të denoncuar rastet e dhunës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë