Basha, video kundër luksit të Ramës: 5.5 milionë euro vetëm për zyrën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kthehet sërish me akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Edi Rama.

 Kësaj radhe akuza vjen me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku Basha akuzon Ramën për luksin sipas tij të tepruar me të cilin rrethohet, për të cilin sipas tij kryeministri shpenzon  “miliona euro të grabitura përmes gjobave ndaj sipërmarrjeve të vogla”.

Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri Padrejtësi dhe Pasiguri për njerëzit. Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen lluksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij. Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për lluksin e tij dhe kontrata "sekrete" për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik:

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 12. August 2019

Sipas Bashës, Rama ka shpenzuar mbi 5.5 milionë euro vetëm për arredimin e zyrës.

Basha denoncon edhe kontratat sekrete që sipas tij kreu i ekzekutivit i ka dhënë miqve dhe familjarëve të tij, për rreth 14.1 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2