Cilësia e karburanteve, Balluku: Masa ekstreme deri në mbyllje për rafineritë e naftës

Jo vetëm gjoba, por edhe mbyllje të rafinerive të naftës nëse kapen në shkelje. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka paralajmëruar përshkallëzim të masave ligjore ndaj të gjitha subjekteve në sektorin e hidrokarbureve të cilat nuk kalojnë testin e cilësisë dhe sigurisë.

“Masa të reja do të ketë. Në rastin tonë nuk është thjesht gjoba, shpesh herë ajo që kam kërkuar nga Inspektoriati është që masat të jenë ekstreme deri në mbyllje të proceseve të punës qofshin këto të rafinerive apo subjekteve tregtuese”, deklaroi ministrja Balluku.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Shtetëror Teknik dhe Industrial, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë kontrolluar mbi 3400 subjekte. Në kuadër të rritjes së cilësisë në fushën e hidrokarbureve, Ministrja Balluku lajmëroi  ngritjen e një laboratori të ri të Inspektoriatit Shtetëror Teknik brenda muajit tetor në zonën e Porto Romanos. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN