Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja në Fier, goditet me thikë dhe hidhet në kanal 23 vjeçari

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 09:09 | Kronikë

Një 23 vjeçar është gjendur pa jetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, dhe viktima, shtetasi Florian Selimi dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga një mjet i prehtë, me shumë mundësi një thikë.

Mësohet se familja e viktimës ka ardhur nga Tropoja vite më parë dhe banonte në zonën e Sulajt.

Dinamika mbetet e paqartë, por sipas burimeve viktima ka patur një defekt në makinë, një mjet Renault që ndodhet pranë skenës së krimit, dhe mendohet se ka ndërruar gomën.

Forcat e rendit dyshojnë paraprakisht për një ekzekutim pasi viktima është nxjerrë nga makina, më pas është vrarë dhe hedhur në një kanal aty pranë.

23 vjeçari Selimi, rezulton me precedentë të mëparshëm penal, i ndaluar nga policia në vitin 2015 për vjedhje dhe më herët për djegien e një automjeti.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë