Gushti i vrasjeve: 5 të vrarë dhe 5 të plagosur në 12 ditë

Muaji gusht, përveç shtimit të fluksit të pushuesve, duket se ka rritur edhe ngjarjet kriminale me pasoja të rënda për jetën. Në 12 ditët e para të këtij muaji janë shënuar disa ngjarje kriminale me pasoja tragjike, 5 të vrarë dhe 5 të plagosur. Krimet kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe së fundmi në Mirditë.

Seria e vrasjeve do të fillonte në datën 1 gusht, ku në derën e banesës u ekzekutua me breshëri Feriz Bardhi. Një ditë më pas, krismat e armëve do të tronditnin Elbasanin, ku në qendër të qytetit ndodhi një plagosje e trefishtë me armë, por fatmirësisht pa viktima. Në datën 6 gusht, në orët e pasdites do të ekzekutohej në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiraj. Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur djali dhe një i afërm i viktimës. Dy dite me vone krimi do të godiste jo shumë larg Vlorës. Mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua në rrugë Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi.

Seria e vrasjeve do të vazhdonte me mëngjesin e 12 gushtit, ku në afërsi të Fierit u gjet i vrarë me thikë në fyt dhe i hedhur në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit do të ekzekutohej me armë Armando Gjini, i njohur edhe me ermin Tonin Gjini.

Një e përbashkët e këtyre ngjarjeve, me 5 të vrarë dhe 5 të plagosur, është fakti që për asnjërën nga këto krime nuk është arrestuar autori i dyshuar, ku në disa raste është identifikuar nga Policia dhe në disa të tjera nuk ka asnjë emër të dyshuar.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat