Inter, “qershia mbi tortë” kushton 50 milionë €

Inter synon një tjetër goditje të madhe në merkato. Me transferimin e Romelu Lukaku-t dhe pas bisedimeve të avancuara me Edin Xheko, zikaltrit kërkojnë të kompletojnë repartin e mesfushës me yllin e Barcelonës, Ivan Rakitiç. Kroati është në orbitën e drejtuesve të Inter që prej sezonit të kaluar.

Katalanasit kërkojnë 50 milion euro për 31-vjeçarin, me trajnerin Valverde që i hapur për këtë lëvizje nëse mesfushori nuk do të përfshihet nga në ofertën për të rikthyer Neymar. Finalizimi i  këtij operacioni do të ishte “qershia mbi tortë” për skuadrën dhe trajnerin Antonio Conte, i cili do të rivali numër një i kampionëve të Juventus për këtë sezon.

Shkarkoni aplikacionin e A2