Koha kalon, por Felipe Melo nuk ndryshon, le kundërshtarin pa ndjenja

Felipe Melo mbahet mend për karakterin e tij agresiv gjatë kohës që luante futboll në klubet evropiane që ai luajti për vite me radhë gjatë karrierës së tij në kontinentin e vjetër. Shpreh herë ka dalë me karton të kuq dhe shpesh është konfliktuar me kundërshtarët në mënyrë të dhunshme.

Prej vitit 2017 ai u transferua në ekipin brazilian të Palmerias nga na vijnë dhe pamjet e një ndërhyrje të ashpër që ai bëri ndaj një kundërshtari në ndeshjen e fundit kundër Bahias.

Mesa duket vitet kalojnë për brazilianin por karakteri i tij luftarak nuk ka ndryshuar pavarësisht viteve që mban mbi shpatulla. Ndërhyrja e fundit e detyroi arbitrin t’i tregonte Melos kartonin e kuq dhe kundërshtari i tij qëndroi për disa minuta i shtrirë në fushën e lojës pa ndjenja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN