Kupa e Gjermanisë, Bayern kalon pa probleme Energie Cottbus

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munchen, ka kaluar pa asnjë problem skuadrën e Energie Cottbus në Kupën e Gjermanisë, duke fituar në transfertë me rezultatin 1-3.

Polaku Lewandowski ishte autori i golit të vetëm në pjesë e parë të takimit edhe pse rastet për bavarezët ishin të shumta dhe rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë.

Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gola të tjerë, me Coman dhe Goretzka-n. Ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes Energie Cottbus shënoi golin e nderit me anë të një 11-metërshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2