Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një kishëz në kraterin e vullkanit

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 21:33 | Lifestyle

Vullkani i Santa Margarida është një nga më të veçantët ndoshta në të gjithë botën. Ai ndodhet në rajonin e Garrotxa, shumë pranë qarkut të Katalonjës dhe ajo që e bën të ndryshëm nga të tjerët është një Kishëz e ndërtuar brenda kraterit të tij.

Ndërtesa e trashëgimisë kulturore që është ndërtuar brenda vullkanit u shkatërrua në vitin 1428 nga një tërmet i fortë që goditi vendin. U rindërtua në vitin 1865 dhe që nga ajo kohë vijon të rezistojë.

Për ta vizituar nga afër këtë objekt kaq të veçantë, turistët duhet të kalojë përmes një rrugë të ngushtë të mbushur plot gjelbërim.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2011 vullkani i Santa Margarida u krijua si pasojë e një shpërthimi rreth 11500 vjet përpara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë