Protesta në Moskë? Putin bën xhiro me motor me “Ujqërit e Natës”

Publikuar më: 12/8/2019, ora 10:36

Protesta në Moskë? Putin bën xhiro me motor me “Ujqërit e Natës”

Publikuar më: 12/8/2019, ora 10:36

Ndërkohë që në Moskë shpërtheu një valë e re protestash kundër tij, Presidenti rus Vladimir Putin preferoi të largohej nga kryeqytetit dhe të shëtiste me motor me “Ujqërit e Natës” në Krime.

Presidenti, i cili feston këtë muaj 20 vite në pushtet, mori pjesë në një paradë që organizohet nga grupi i motoçiklistëve, të cilët janë aleatë të zjarrtë të tij dhe mbështetës së aneksimit të gadishullit në Detin e Zi.

Ai u pa duke ngarë një motor rus Ural, bashkë me liderin nacionalist të grupit të motoçiklistëve Aleksander Zaldostanov, i cili njihet me nofkën “Kirurgu”. Gjatë fjalës së rastit para të pasionuarve pas motoçikletave në Sevastopol, Putin lavdëroi “Ujqërit e Natës” për shembullin që u japin të rinjve të vendit.