PSG tundon Juven, gati oferta për argjentinasin

Paolo Dybala mund të jetë një nga emrat misteriozë që sipas trajnerit Sarri nuk do të kenë më vend te Juventus. Pas dështimit të kalimit te Totenham, për yllin argjentinas janë hedhur menjëherë në sulm kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Parisienët kërkojnë të zëvendësojnë brazilianin Neymar i cili nuk konsiderohet më pjesë e skuadrës. Drejtori sportiv Leonardo dhe menaxheri i futbollistit kanë nisur kontaktet ndërsa Juventus mbetet në pritje të një ofertë konkrete nga Franca, çka mund të zgjidh përfundimisht çështjen e shumë përfolur të argjentinasit.

Shkarkoni aplikacionin e A2