Rama për Bashkinë Kukës: Me ikjen e kryetarit, ikën edhe kodrat me plehra

Kryeministri Rama duartroket punën e Safet Gjicit në krye të Bashkisë Kukës, duke e krahasuar punën e saj me atë të demokratit Bashkim Shehu. “Me ikjen kryetarit të Kukësit, që e kishte katandisur bashkinë në një stacion autobusi ,nga ku veje-vinin për Tiranë punonjësit e kthyer në protestues të Lëvizjes #RamaIk, po ikin edhe kodrat me plehra nëpër qytet”, thotë Rama, që sipas tij pushteti vendor po rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe në duart e punonjësve të mjeteve të pastrimit, në vend të molotovëve e të gurëve të revolucionit imagjinar.

Ndërsa vet Kryeministri, duke pushuar në bregdet, kujdeset për të treguar edhe suksesin e aksionit kundër informalitetit. Rama postoi në rrjetin tjetër social, Instagram, foton e kafes se tij të servirur me kuponin tatimor.

Shkarkoni aplikacionin e A2